Mbyllet përkohësisht një segment i tunelit në Dardani për aktivitete kulturore

Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se të premten, më 31 tetor 2025, një pjesë e tunelit në lagjen Dardania do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të zhvillimit të aktiviteteve kulturore të organizuara nga “Kultura House”. Sipas njoftimit zyrtar, segmenti nga shkolla “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit do të jetë i mbyllur për…

Lajme

30/10/2025 17:12

Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se të premten, më 31 tetor 2025, një pjesë e tunelit në lagjen Dardania do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të zhvillimit të aktiviteteve kulturore të organizuara nga “Kultura House”.

Sipas njoftimit zyrtar, segmenti nga shkolla “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit do të jetë i mbyllur për qarkullimin e mjeteve që nga ora 08:00 e mëngjesit, deri në përfundim të aktivitetit dhe pastrimin e hapësirës publike. Ndërkohë, pjesa tjetër e rrugës do të mbetet e hapur për qarkullim, transmeton lajmi.net.

Aktivitetet kulturore pritet të nisin në ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike, që do të sjellin një atmosferë festive në zemër të Dardanisë.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës, është bërë e ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve gjatë ngjarjes./lajmi.net/