Mbyllet edhe një institucion paralel serb në Kosovë, Sveçla: Keqpërdorim i realizuar nën flamujt e Serbisë, do të hetohet deri në fund

Ditën e sotme është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë…

Lajme

26/12/2024 13:06

Ditën e sotme është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre.

“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre”, u shpreh ai në një postim të bërë së fundi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ai ndër të tjera tha se ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund./Lajmi.net