Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Mbyllen shkollat në Itali, 16 të prekur nga koronavirusi në Lombardi

19:54 | 21 Shkurt 2020

Alarmi i përhapjes së koronavirusit ka përfshirë dy rajone të rëndësishme italiane Lombardi e Veneto duke detyruar mbylljen e shkollave në 11 komuna.

Ka shkuar në 16 numri i personave të prekur me koronavirus në territoret e rajoneve Lombardi e Veneto në Itali.

Pas 38 vjeçarit italian e bashkëshortes së tij shtatzënë të cillët rezultuan pozitiv nga koronavirus, 3 miq të ngushtë si dhe 11 persona të tjerë pas ekzaminimit mjekësor janë të infektuar nga ky virus.

Dy prej tyre janë një çift i moshuar nga Vo Euganeo në Veneto e gjëndja shëndetësore e njërit prej tyre  është mjaft kritike.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave në 10 komuna në Lombardi e në një komunë në Veneto.

Gjithashtu u kanë kërkuar banorëve të komunave të evitojnë kontaktet sociale e kush shfaq shenja gripi të kontaktojë menjëherë me strukturat mjekësore. /oranews