Mbyllen pjesët e para: Pa gola në Gjilan, Drenica në epërsi ndaj Llapit
Kanë përfunduar pjesët e para të tri dueleve përmbyllëse të xhiros së 15-të.

Sport
Drenica është në avantazh ndaj Llapit pas pjesës së parë, gjersa në dy duelet e tjera mes Gjilanit dhe Dritës si dhe Ballkanit dhe Malishevës rrjetat kanë mbetur të paprekura.
Golin për Drenicën e ka realizuar Kreshnik Uka në minutën e 24-të të ndeshjes.
Ndërkohë në sfidën mes Gjilanit dhe Dritës skuadra mysafire ishte pranë golit me anë të Rron Brojës por nuk arrinti të realizonte nga afërsia. /Lajmi.net/