Mbyllen pjesët e para në dy ndeshje të BKT Superligës, ende pa gola

Akoma nuk është shënuar asnjë gol në ndeshjet Ballkani – Drita dhe Malisheva – Llapi, të vlefshme për xhiron e 32 të BKT Superligës.

Sport

28/04/2022 15:56

Në derbin e ditës, Ballkani – Drita, ndeshja ishte e niveluar sa i përket dominimit të skuadrave në fushën e lojës, me gjilanasit që rrezikuan portën e Stivi Frashërit në përfundim të takimit.

Njëjtë u luajt edhe në ndeshjen tjetër në mes të Malishevës dhe Llapit që po ashtu përfundoi pa gola në pjesë të parë, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë e dyta që pritet të përcaktojë shumëçka në lidhje me objektivat sezonalë të disa skuadrave. /Lajmi.net/