Mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet në pesë takime

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshje që janë duke u zhvilluar në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

28/09/2021 21:48

AC Milan është duke e mposhtur me Atleticon (1-0), Liverpool në epërsi ndaj Porto (0-2), Dortmund gjithashtu ndaj Sporting (1-0), derisa Sheriff Tiraspol është duke e befasuar Real Madridin (0-1), njësoi si Club Brugge që është duke e mposhtur si mysafir RB Leipzigun (1-2), shkruan lajmi.net.

AC Milan është në epërsi falë golit të Rafael Leao pas një asistimi të Brahim Diaz (20′).

Sidoqoftë, “Rossonerët” janë me një lojtar më pak ngase Franck Kessie u ndëshkua me të kuq dhe kjo mund t’iu shkaktojë probleme në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Sheriff Tiraspol befasisht është duke e mposhtur Realin me golin e Jakshibaev, që mori një harkim të bukur nga Cristiano (25′).

Liverpool gjithashtu në epërsi të dyfishtë falë golave të Mohamed Salah (18′) dhe Sadio Mane (43′).

Rezultatet e plota pas 45 minutave për pesë ndeshjet./Lajmi.net/