Mbyllen baras takimet në mes Holandës dhe Polonisë, Uellsit e Belgjikës
Janë mbyllur pa fitues ndeshjet në grupin 4 të Ligës A.
Sport
Holanda dhe Polonia janë ndarë baras 2:2, ashtu si dhe Uellsi – Belgjika 1:1.
Takimi mes holandezëve dhe polakëve ishte i baraspeshuar ashtu si edhe vetë rezultati.
Serinë e golave e hapi Cash kur gjeti golin në minutën e 18` dhe i dhuroi epërsinë Polonisë.
Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të polakëve, transmeton lajmi.net.
Pjesa e dytë ishte më e mirë, pasi u shënuan edhe tri gola, përcjell lajmi.net.
Ishin sërish polakët që gjetën golin e dyfishimit të rezultatit me Zielinski në minutën e 49`.
Por, Holanda u rikthye shpejtë, brenda tre minutash barazuan ndeshjen.
Fillimisht shënoi Klaassen në të 51` dhe më pas Dumfries në të 54`, kështu e barazuan rezultatin në 2:2.
Pas këtij barazimi Holanda qëndron në vendin e parë me shtatë pikë, kurse Polonia në të tretin me katër gjithsej.
Belgjika në anën tjetër, nuk arriti fitore pasi në minutat e fundit uellsianët barazuan.
Gjatë gjithë takimit ndeshje më të mirë zhvilluan mysafirët.
Në minutën e 51` ishte Tielemans që shënoi golin e vetëm për belgët.
Uellsi arritën të siguronin të paktën një pikë, kur në minutën e 86` shënoi Johanson për 1:1.
Belgjika pas këtij barazimi pozicionohet në vendin e dytë me katër pikë, Uellsi në vendin e fundit me vetëm një pikë./Lajmi.net/