Mbyllen 27 shkolla në Belgjikë pas alarmit për bombë

Shumë shkolla belge në rajonet e Brukselit dhe Brabant të Belgjikës do të qëndrojnë të mbyllura për nxënësit sot pasi një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e djeshme, tha në faqen e saj drejtoria arsimore Wallonia-Bruksel. 27 shkollat, të cilat autoriteti përkatës vendosi t’i mbyllë “në respekt të parimit të kujdesit”, po inspektohen nga…

Bota

27/11/2023 08:39

Shumë shkolla belge në rajonet e Brukselit dhe Brabant të Belgjikës do të qëndrojnë të mbyllura për nxënësit sot pasi një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e djeshme, tha në faqen e saj drejtoria arsimore Wallonia-Bruksel.

27 shkollat, të cilat autoriteti përkatës vendosi t’i mbyllë “në respekt të parimit të kujdesit”, po inspektohen nga policia dhe priten informacione të mëtejshme gjatë ditës.