Mburret në rrjetet sociale me zemrën e gjirafës në dorë: Burri ma pagoi gjuetinë si dhuratë Shën Valentini

Burri i saj pagoi mbi $2,100 për të blerë gjuetinë e gjirafës për të, dhe ajo pozoi në rrjete sociale me zemrën e kafshës së gjorë.

Fun

23/02/2021 09:22

Një gjuetare nga Afrika jugore ka pozuar në rrjete sociale me zemrën e një gjirafe, për të cilën burri i saj pagoi që ajo ta gjuaj, shkruan lajmi.net.

Merelize Van Der Merwe, 32 vjeçe, vrau këtë gjirafë 17 vjeçe me 13 shkurt, si një dhuratë nga burri i saj për ditën e të dashuruarve.

Ajo me pas postoi fotografitë në Facebook, duke thënë se kjo dhuratë ishte shumë romanike për të. Merelize ka filluar gjuetinë që në moshën 5 vjeçare.

Ajo tha se kishte dashur të gjuante këtë lloj të gjirafës që nga viti 2016 por nuk gjeti atë që po kërkonte. Gjirafa të cilën Merelize e gjuajti, mendohej të mos kishte edhe shumë muaj jetë.

Ajo shpjegoi se ata kishin plan të kalonin një vikend në një hotel me 5 yje, por tani që gjeti gjirafën planet ndryshuan. Burri i vet pagoi mbi $2,100 për këtë gjueti.

 

Goditja e parë vetëm sa e lëndoi kafshën dhe Merelize i afrua tek vendi ku ishte rrëzuar gjirafa dhe e gjuajti përsëri duke e vrarë.

Ajo morri shumë kritika në rrjete sociale, mirëpo nuk pati frikë që të kundërvihet. Ajo tha se nuk frikësohet nga asgjë, e aq më pak nga disa aktivist të të drejtave të kafshëve.

Merelize ka vrarë më shumë se 500 kafshë deri më tani, dhe ajo thotë se nuk do të ndaloj kurrë gjuetinë. /Lajmi.net/