Mbrojtja: Qeveria e përkohshme s’ishte mjet për “planin e përbashkët kriminal”
Mbrojtësja e Thaçit, Nina Tavakoli, foli për pretendimin e ZPS-së se Qeveria e përkohshme u përdor si mjet nga të akuzuarit për të ekuekutuar “një plan të përbashkët kriminal”. Ajo tha se janë disa faktorë që rrëzojnë këtë pretendim. E para, ekzekutivi përbëhej nga shumë parti, kishte mbështetje ndërkombëtare dhe Qeveria “nuk ishte një mekanizëm…
Lajme
Mbrojtësja e Thaçit, Nina Tavakoli, foli për pretendimin e ZPS-së se Qeveria e përkohshme u përdor si mjet nga të akuzuarit për të ekuekutuar “një plan të përbashkët kriminal”.
Ajo tha se janë disa faktorë që rrëzojnë këtë pretendim. E para, ekzekutivi përbëhej nga shumë parti, kishte mbështetje ndërkombëtare dhe Qeveria “nuk ishte një mekanizëm pushteti”.
“Krijimi i sa u mbështet nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe fuqi të tjera, si mënyrë për të unifikuar shqiptarët e Kosovës. Kjo mbështetje ndërkombëtare ngre dyshime se ajo u krijua si shtysë për të ekzekutuar një plan të përbashkët kriminal nga të akuzuarit për të marrë nën kontroll Kosovën”, tha ajo, duke shtuar se kjo mund të qëndrojë vetëm nëse ZPS-ja pretendon se SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa ishte në mbështetje të një plani të tillë kriminal.
“Si është e mundur që klienti ynë, që ishte 29 vjeç në atë kohë, t’i ketë gënjyer të gjithë ata”, tha Tavakoli.