Mbrojtja: Prokuroria dështoi të vërtetojë lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka kundërshtuar pretendimet e organit të akuzës, duke thënë se gjatë procesit nuk është arritur të provohet ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë e klientit të saj me veprat e përfshira në aktakuzë. “Prokuroria ka dështuar të vërtetojë lidhjen mes Krasniqit dhe krimeve të pretenduara dhe në veçanti që komunikatat, rregulloret…
Lajme
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka kundërshtuar pretendimet e organit të akuzës, duke thënë se gjatë procesit nuk është arritur të provohet ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë e klientit të saj me veprat e përfshira në aktakuzë.
“Prokuroria ka dështuar të vërtetojë lidhjen mes Krasniqit dhe krimeve të pretenduara dhe në veçanti që komunikatat, rregulloret e hartuara nga Jakup Krasniqi kanë ndihmuar, inkurajuar ose kanë pasur ndonjë lidhje me krimet e ngritura në aktakuzë. Në fund, Prokuroria tërhoqi pretendimin e saj se Krasniqi ka vizituar ku kanë qenë persona të ndaluar në Malishevë. Ky ishte i vetmi pretendim i ZPS-së që Krasniqi ka parë me sytë e tij një viktimë që ka qenë në ndalim. Një prokuror i përgjegjshëm nuk do të kishte ngritur kurrë një akuzë të tillë”, tha ajo, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, hetimet nuk kanë qenë të plota dhe kanë lënë jashtë elemente të rëndësishme që do të ndihmonin në sqarimin e rrethanave.
“Ajo pretendoi po ashtu se Prokuroria nuk ka bërë punën siç duhet, pasi nuk ka ftuar dëshmitarë kyç që do të ofronin informacione për kontekstin e luftës dhe të ofronin informacione për hierarikën e UÇK-së.”
Në vijim, mbrojtja vuri në pikëpyetje edhe materialet e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ajo e cilësoi si ‘të shtrembëruar dhe të paplotë’ dokumentacionin e ofruar nga ZPS-ja, dhe tha se trupi gjykues do të përballet me hetime selektive të kryera nga organi ndjekës./lajmi.net/