Mbrojtësit të Chelseat i “ndahet zemra” kur merr vesh largimin e Mason Mount

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Mason Mount do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati të transferimeve. Mediat e huaja raportuan se mbrojtësi anglez ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, shkruan Lajmi.net Trevoh Chalobah, mbrojtësi anglez ka bërë një reagim në rrjetet sociale dhe ndihet shumë i mërzitur me largimin e Mountit. “Djali im”,…

Sport

29/06/2023 19:35

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Mason Mount do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati të transferimeve.

Mediat e huaja raportuan se mbrojtësi anglez ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, shkruan Lajmi.net

Trevoh Chalobah, mbrojtësi anglez ka bërë një reagim në rrjetet sociale dhe ndihet shumë i mërzitur me largimin e Mountit.

“Djali im”, ka shkruar Chalobah duke vendosur edhe një emoj duke qajtur dhe një zemër të thyer.

Sigurisht që kjo dyshe njihen moti kohë, pasi qysh nga mosha e re kanë qenë pjesë të Bluve të Londrës.

Mount te Manchester United u transferua për shifrën prej 65 milionë euro dhe do të firmos kontratë deri në vitin 2028./Lajmi.net/