Mbrojtësi i viktimave: Nuk u vërtetua lidhja në mes viktimave dhe ish-krerëve të UÇK-së dhe s’e kemi obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve
Ka filluar seanca e deklaratave përmbyllëse në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë. Në këtë seancë të sotme parashihet që të deklarohen avokatët mbrojtës, kurse pas drekës do të deklarohen edhe vetë të akuzuarit, ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në gjashtë seancat paraprake fjalët përmbyllëse i kanë…
Lajme
Ka filluar seanca e deklaratave përmbyllëse në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në këtë seancë të sotme parashihet që të deklarohen avokatët mbrojtës, kurse pas drekës do të deklarohen edhe vetë të akuzuarit, ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në gjashtë seancat paraprake fjalët përmbyllëse i kanë shpalosur prokurorët, ekipet mbrojtëse dhe mbrojtësi i viktimave dhe më pas trupi gjykues ka parashtruar pyetje ndaj palëve.
Siç u bë e ditur në seancën paraprake të mbajtur të hënën, sot mbrojtësi i viktimave Simon Laws do të ketë radhën.
Laws me këtë rast ka deklaruar se parashtrimi i mbrojtjes së viktimave mbështetet në rrëfime të dhimbshme emocionale.
Por ai thotë se sado të rënda janë, rrëfimit në fjalë nuk ka vërtetuar lidhjen e individëve dhe ligjoret që qëndron me krimet për të cilat ngrihet akuza, ashtu siç kanë deklaruar edhe mbrojtja e çlirimtarëve ditë më parë.
Përpos kësaj, Laws tha se mbrojtja e viktimave nuk është munduar të vërtetojë lidhjen mes viktimave dhe konkretisht Rexhep Selimit, por edhe të akuzuarve të tjerë.
Gjithashtu ai u morë me pretendimin e mbrojtjes së Rexhep Selimit se mbrojtësi i viktimave nuk ka treguar lidhjen mes krimeve të pretenduara dhe Selimit.
“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë. Ekspertët vetë ata në mënyrë të përsëritur dhe shprehimisht hoqën dorë nga përgjegjësia apo nga aftësia për të përcaktuar atribuuimin, diagnozën apo lidhjen konkrete me kryesin”, tha Laws.
Laws përmendi edhe deklarimin mbi një dëshmi nga dëshmitari që thuhej se ishte rrahur, ku tha se mungesa e ekzaminimeve individuale të viktimave “nuk i bën dëshmitë jo të rëndësishme”.
Ai tha se qëllimi i mbrojtësit të viktimave është që të tregojë pasojat e viktimave sikurse është stresi post-traumatik dhe rrëfimet e viktimave, tha ai, do të ndihmojnë trupin gjykues të përcaktojë nëse ka pasur lidhje mes krimeve dhe të akuzuarve.
“Dëshmitari është rrahur derisa ka humbur vetëdijen dhe atij iu bë pyetje e qartë dhe ishte pas rrahjes, a të dhimbte trupi dhe ai u përgjigj po.Ndërkaq mbrojtja e Selimit i bëri këtë pyetje dëshmitarit, ju i thatë ZPS-së se ju nuk kishit dhimbje gjatë atyre ditëve, pra bëhet fjalë për katër ditët e ndalimit të tij. Kjo nuk është pyetje e drejtë i referohet një interviste të mëparshme ku vetë dëshmitari nuk i referohej rrahjes që kishte pësuar.”,shtoi ai./Lajmi.net/