Mbrojtësi i Man City huazohet te Leipzig

Mbrojtësi i Manchester City, Angelino është kthyer në RB Leipzig si huazim për një sezon.

Sport

08/09/2020 22:09

Angelino kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2019/20 në huazim në Leipzig, që përfundoi i treti në Bundesliga dhe arriti në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Angelino bëri 12 paraqitje në ekipin e parë për ekipin e Pep Guardiola sezonin e kaluar para se të kalonte në Gjermani.

Mbrojtësi 23-vjeçar u bashkua për herë të parë me City në 2014 dhe u largua në 2018 për PSV Eindhoven.

Ai u kthye në ‘Etihad’ në verën e vitit 2019 pasi kishte një klauzolë blerje prej 5.3 milionë funte. /Lajmi.net/