Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill: Ne duam të tregojmë që jemi fitues

Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill ka një mesazh për Liverpoolin, para finales së Carabao Cup. Liverpooli dhe Chelsea do të përballen të dielën e 25 shkurtit në stadiumin “Wembley”, ndeshje kjo në kuadër të finales së Carabao Cup, raporton KosovaPress. Carabao Cup është njëri prej dy shanseve të vetme të Chelseat për të fituar titull…

Sport

20/02/2024 19:49

Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill ka një mesazh për Liverpoolin, para finales së Carabao Cup.

Liverpooli dhe Chelsea do të përballen të dielën e 25 shkurtit në stadiumin “Wembley”, ndeshje kjo në kuadër të finales së Carabao Cup, raporton KosovaPress.

Carabao Cup është njëri prej dy shanseve të vetme të Chelseat për të fituar titull këtë sezon, dhe Colwill si duket është i bindur në triumf kundër Liverpoolit.

“Ne duam të tregojmë që jemi fitues, që ne mund të ngremë trofe për Chelsean, Kjo është ajo që ne do të bëjmë atje”, tha Colwill.