Mbreti i Jordanisë në Kosovë: Jemi pak para Luftës së III-të Botërore
Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein nga Kosova ka përcjellur mesazhin se ndodhemi pa para Luftës së III Botërore.
Lajme
Kështu ka deklaruar ai pas një takimi që kishte me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku të dy deklaruan se duhet luftuar ekstremizmi, raporton lajmi.net.
Mbreti tha se Kosova mund të llogarit gjithmonë në mbështetjen e Jordanisë.
Ai përmendi se si Kosova është vend me shumicë myslimane dhe se si e shohin Kosovën si një partner të madh.
“Sulmet e tmerrshme të Parisit tregojnë se grupet e tilla janë të jashtëligjshme pa humanitarizëm nuk respektojnë asnjë Ligj. Ne jemi pak para luftës së III botërore”, tha ai.
Ai tha se duhet reagim i shpejtë në cilindo regjion, raporton lajmi.net.
“Ne e shohim vendin tutja si një partner shuam të madh që ka dhënë një përgjigje të mirë ndaj ekstremizmit. Ne do e vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin me ju dhe të ofrojmë popujt tonë”, tha ai.
Ndërsa Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se Kosova mundohet të promovojë vlerat e paqes.
Ajo u shpreh e mllefosur me sulmet terroriste në Paris dhe e pikëlluar për viktimat.
“Nuk ishte sulm për Parisin, ishte sulm ndaj vlerave dhe lirive të njeriut që janë fundamentale për shoqërinë që përfaqësojë. Duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe resurse që ta mposhtim këtë”, tha ajo, pas takimit me Mbretin. / Lajmi.net