Mbreti i Holandës dhe ai i Suedisë e urojnë Osmanin për 18 vjetorin e Pavarësisë

Sot në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Osmani ka pranuar urime të shumta. Urime ka pranuar Osmani edhe nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander. “Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Republikës së Kosovës, Mbreti i Holandës, Lartmadhëria e Tij Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa…

Lajme

17/02/2026 21:07

Sot në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Osmani ka pranuar urime të shumta.

Urime ka pranuar Osmani edhe nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander.

“Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Republikës së Kosovës, Mbreti i Holandës, Lartmadhëria e Tij Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes të cilit ka shprehur përgëzimet e tij me rastin e kësaj dite të shënuar për shtetin dhe qytetarët e vendit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Përveç tij, Osmanin e ka uruar edhe Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R.

“Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës. Në mesazhin e tij, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Letrat e plota të urimeve: 

Urimi i Mbretit të Holandës:

Letra e Mbretit të Suedisë: