Mbreti britanik: Urime popullit të Kosovës për këtë ditë të veçantë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Këtë e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës në një komunikatë për media, shkruan lajmi.net. Charles ka thënë se pret me padurim vazhdimin e…

Lajme

16/02/2023 20:08

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës në një komunikatë për media, shkruan lajmi.net.

Charles ka thënë se pret me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit mes dy shteteve.

 “Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. /Lajmi.net/