Mbretërit shpallen Kampionë të Botës (Video)

Real Madridi kështu është shpallur mbret i botës në futboll, pasi e fitoi dhe finalen e Kupës së Botës për Klube, duke e mposhtur skuadrën argjentinase, San Lorenzo me rezultat të sigurtë prej 2-0.

Sport

20/12/2014 22:19

Reali ishte favorit në këtë takim, mirëpo argjentinasit u mbajtën mirë në pjesën e parë, duke luajtur një lojë të mirë dhe solide.

Sidoqoftë, ata nuk arritën të mbaheshin deri në fund, pasi në minutën e 37′ Sergio Ramos shënon me kokë një gol të ngjashëm si në finalen e Ligës së Kampionëve, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Me të filluar pjesa e dytë, më saktësisht në minutën e 51′ Gareth Bale shënon për të dyfishuar epërsinë e Los Blancos, të cilët e kishin siguruar tashmë fitoren.

Kështu Reali shpallet skuadrë Kampione e Botës, teksa gjithashtu arriti të shënojë dhe fitoren e 22 radhazi në këtë sezon. Los Blancos janë duke synuar rekordin historik, i cili është me 24 fitore radhazi.

Video