‘Mbretëria e Kafshëve’ ashtu si nuk e keni parë ndonjëherë |FOTO|
Fotografi që të lënë pa frymë të cilat na sjfaqin; ndjekjet, luftërat dhe momentet e tensionit, por edhe të qejfit e dashurisë mes 'mbretërisë së kafshëve'.
Lajme
Fotografi nga Afrika e Jugut, Wim van den Heever ka kapur me kamerën e tij fotografi të mrekullueshme nga e gjithë Bota. Ai punën e tij e përshkruan më shumë si një stil jete se sa si një hobi, kështuqë ai ka themeluar një kompani për ‘safari’ kështuqë edhe të tjerët të kenë mundësi t’i bashkohen në aventurat e tij dhe t’i shijojnë peisazhet dhe momentet e mrekullueshme ku mund të shihen edhe kafshët e ndryshme të egra. Kafshët e tij të preferuara për tu fotografuar janë kryesisht macet e mëdha, sepse ato janë të mëdha dhe të fuqishme, dhe shihen si ‘makina mbijetese’.
Këto fotografi të cilat do t’ju lënë pa frymë, paraqesin jetën e përditshme të kafshëve që jetojnë në terene nga më të ndryshmet, ato janë shkrepur në lokacione të ndryshme nga Pretoria e Afrikës së Jugut e deri në lokacione të tjera si Japonia, Botswana etj.
Wim i cili tani është në moshën 43 vjeçare ka fotografuar botën e egër që kur ishte i ri kur kishte vendosur që pasionin për kafshët ta shëndrronte në profesion. /lajmi.net