Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor
Mbretëria e Bashkuar ka emëruar Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor. Në njoftim thuhet se si një nga diplomatet më me përvojë të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce është emëruar për të çuar përpara objektivat strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në të gjithë rajonin. “Me përvojën dhe ekspertizën e saj, Karen Pierce është…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/uu.jpg)
Lajme
Mbretëria e Bashkuar ka emëruar Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor.
Në njoftim thuhet se si një nga diplomatet më me përvojë të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce është emëruar për të çuar përpara objektivat strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në të gjithë rajonin.
“Me përvojën dhe ekspertizën e saj, Karen Pierce është personi ideal për të çuar përpara këtë çështje të rëndësishme. Do të doja të falënderoja Lord Peach për përkushtimin dhe shërbimin e tij personal në avancimin e interesave të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor gjatë 3 viteve të fundit”, ka thënë Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy.
Në njoftimin për media po ashtu bëhet e ditur se Mbretëria e Bashkuar do të organizojë një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor në vjeshtën e vitit 2025.
Në njoftim tutje bëhet e ditur se Samiti që do të mbahet në vjeshtë dhe do të nxisë bashkëpunimin me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të trajtuar migracionin e parregullt.
“Mbretëria e Bashkuar do të presë krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqës të tjerë evropianë më vonë këtë vit për një Samit ndërkombëtar vendimtar për të mbështetur stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon”, thuhet në njoftim.
Përpara se të shërbente si ambasadore britanike në Shtetet e Bashkuara, Karen Pierce ishte Përfaqësuesja e Përhershme e Mbretërisë së Bashkuar në OKB.
Ajo do të marrë pozitën e të re në pranverë.