Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjithë korridoret e udhëtimit nga e hëna

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur nga rreziku i llojeve të reja ende të paidentifikuara të COVID-19”, ka thënë kryeministri.

Bota

16/01/2021 08:58

Kushdo që fluturon do të duhet të tregojë provën e një testi negativ COVID-19 përpara se të niset.

Po ashtu, në Mbretërinë e Bashkuar është e ndaluar hyrja e udhëtarëve nga Amerika e Jugut dhe Portugalia, masë që hyri në fuqi të premten pas shqetësimeve në lidhje me një variant të ri të koronavirusi i identifikuar në Brazil, njofton Klan Kosova.

Boris Johnson tha se rregullat e reja do të ishin në fuqi të paktën deri në 15 shkurt.

Deri më tani në këtë shtet kanë vdekur 87,291 njerëz.