Duka dhe Dukesha e Sussex janë zhveshur nga të gjitha patronimet mbretërore dhe detyrat e ndershme ushtarake pasi deklaruan se nuk do të kthehen si anëtarë aktiv të familjes mbretërore, shkruan lajmi.net.
Spekulimet se kush do të marrë rolet e tyre kanë filluar menjëherë të premten, pas deklaratës së tyre, por burime të brendshme kanë treguar se mbretëresha veçse e ka planifikuar çdo gjë shumë kohë më parë.
Princi William do të marrë titullin e komandantit të forcave ajrore në vend të vëllait të tij. Shefat e ligës së Ragbit gjithashtu kanë shpresuar se William gjithashtu do të marrë rolin e udhëheqësit.
Teatri nacional kanë thënë të jenë shumë në mëdyshje, sepse ata janë duke menduar për t’i kërkuar dukeshës Meghan të vazhdoj patronimin në rol jo-zyrtarë.
Kontesha e Wessex, Sophie mund të marr rolin e Meghan në patronimin e shoqatës së Universiteteve. Ndërsa Princesha Anne, do të marrë rolin e Harry si gjeneral i marinës mbretërore.
Edhe pse këto informacione janë dhënë nga burime të brendshme të familjes mbretërore, pallati mbretërorë ka refuzuar të komentoj rreth vërtetësisë. /Lajmi.net/