Mbretëresha i jep lamtumirën burrit me të cilin ndau 77 vite

Ajo është fotografuar në krah të priftit që mbajti meshën e lamtumirës, e në një foto tjetër duket e ulur në stol e vetmuar.

Fun

18/04/2021 15:02

Mbretëresha Elizabeth i dha sot lamtumirën e fundit burrit i cili i ka qëndruar pranë gjatë më shumë se 7 dekadave të saj në fron. Ajo e ka bërë vetë listën e pjesmarrësve në ceremoninë mortore duke e pasur të pamundur të thërrasë më shumë se 30 vetë duke përjashtuar kryeministrin Boris Johnson dhe përfaqësuesit e familjeve mbretërore.

Mbretëresha nuk ka mundur ta shoqërojë dot kortezhin me këmbë, por e ka shoqëruar me makinë. Ajo është fotografuar në krah të priftit që mbajti meshën e lamtumirës, e në një foto tjetër duket e ulur në stol e vetmuar.