Mbrëmë ishin 30, tifozët e Union Berlin paralajmërojnë se do të shkojnë 3000 sosh në ndeshjen e ardhshme

Tifozët e skuadrës së Union Berlin po hapin telashe për Bundesligën, DFL dhe autoritetet tjera gjermane.

Sport

08/06/2020 14:46

Skuadra e vogël e kryeqytetit gjerman ka një prej tifozërive më të flakta në Bundesliga dhe një gjë të tillë ata e dëshmuan edhe mbrëmë, ndonëse jo në mënyrën më të duhur.

Mbrëmë gjatë gjithë ndeshjes dëgjoheshin brohoritje që vinin nga jashtë stadiumit. Pas ndeshjes, lojtarët e Union përshëndetën tifozët jashtë stadiumit, që në numër ishin 30.

Por, problemi nuk ndalet këtu. Ata kanë paralajmëruar se në ndeshjen e radhës ata do të vijnë në numër më të madh, që shkon deri në 3000, përcjell lajmi.net.

Mbrëmë dëgjoheshin brohoritje të shumta me fjalët “Duam të shohim skuadrën”.

Këtë dëshirë tifozëve ua plotësuan lojtarët, por vetëm pasi përfundoi ndeshja. Kujtojmë se policia gjermane nuk i pengoi 30 tifozët jashtë stadiumit. /Lajmi.net/