MBPZhR rikthen në pronësi objektin e uzurpuar në Zveçan
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Drejtoratit të Inspektoratit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë, në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës, ka ndërmarrë një aksion për rikthimin në pronësi shtetërore të një objekti në Komunën e Zveçanit. Sipas njoftimit, objekti në fjalë deri më tani ishte i uzurpuar dhe shfrytëzohej nga struktura…
Lajme
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Drejtoratit të Inspektoratit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë, në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës, ka ndërmarrë një aksion për rikthimin në pronësi shtetërore të një objekti në Komunën e Zveçanit.
Sipas njoftimit, objekti në fjalë deri më tani ishte i uzurpuar dhe shfrytëzohej nga struktura paralele në veri të vendit, ndërsa tashmë i është kthyer në administrim Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Ky veprim është realizuar në bazë të vendimit të ministrit Armend Muja, me qëllim racionalizimin e hapësirave administrative dhe optimizimin e shfrytëzimit të pronës publike.
Nga MBPZhR bëjnë të ditur se përmes këtij procesi synohet riorganizimi i hapësirave institucionale dhe përdorimi më efikas i resurseve financiare, duke ridrejtuar mjetet publike drejt investimeve konkrete për fermerët dhe zhvillimin e sektorit bujqësor.
Po ashtu, ky veprim konsiderohet pjesë e një procesi më të gjerë të riorganizimit institucional, që synon rritjen e efikasitetit administrativ, uljen e kostove operative dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve publike.
Në kuadër të kësaj strategjie, ministria synon edhe zhvendosjen graduale të institucioneve vartëse në objekte publike, me qëllim reduktimin e shpenzimeve të qirasë dhe forcimin e menaxhimit të pronës shtetërore.