Mblidhet sërish Kryesia e Kuvendit, a do të suspendohen deputetët e opozitës?
Është mbledhur sërish Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Tash në mbledhje të Kryesisë po merr pjesë edhe Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lajme
Pritet të vendoset se kur do të fillojë seanca, ndërsa thuhet se është diskutuar edhe për suspendimin e deputetëve të opozitës të cilët po vazhdojnë ta bllokojnë mbajtjen e seancës plenare.
Besohet se është shprehur hezitues për mundësinë e suspendimit të deputetëve opozitarë kreu i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli. /lajmi.net.