Mblidhet Qeveria: Merr një vendim të rëndësishëm

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit. Kryesues i komisionit është emëruar Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Anëtarët e komisionit janë Naim Bardiqi,…

Lajme

21/06/2024 21:44

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Kryesues i komisionit është emëruar Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Anëtarët e komisionit janë Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Ahmet Gashi, ushtrues detyre i udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore pranë Ministrisë së Brendshme dhe Besnik Aliu, ekspert i jashtëm.