Mblidhet Kuvendi, në rend dite 10 projektligje të ndryshme

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se sot, do të mbahet seanca e radhës në të cilën pritet të diskutohen një numër projektligjesh të rëndësishme. Seanca do të nis në orën 10:00 dhe do të ketë dhjetë pika në rend të ditës. Pikat e rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i…

Lajme

23/04/2026 08:31

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se sot, do të mbahet seanca e radhës në të cilën pritet të diskutohen një numër projektligjesh të rëndësishme.

Seanca do të nis në orën 10:00 dhe do të ketë dhjetë pika në rend të ditës.

Pikat e rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina  2030,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

Gjatë ditë pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Sipas njoftimit, mbledhja pritet të mbahet duke filluar nga ora 09:00.

Po ashtu në njoftim janë bërë të ditura edhe pikat të cilat do të diskutohen në mbledhje.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
    2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
    6. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
    7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave