Mblidhet kryesia e re e Kuvendit
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit. Kjo mbledhje po udhëhiqet nga kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në këtë mbledhje po marrin pjesë shefi i Grupit të Parlamentar të PDK’së, Arian Tahiri, ajo e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ndërsa nga AAK-ja, Besnik Tahiri. Nga Vetëvendosje ende nuk dihet se kush do të jetë…
Lajme
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit.
Kjo mbledhje po udhëhiqet nga kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në këtë mbledhje po marrin pjesë shefi i Grupit të Parlamentar të PDK’së, Arian Tahiri, ajo e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ndërsa nga AAK-ja, Besnik Tahiri. Nga Vetëvendosje ende nuk dihet se kush do të jetë shefi i Grupit Parlamentar.
Krahas Haxhiut, prezentë janë edhe nënkryetarët e Kuvendit, Ardian Gola e Kujtim Shala.
Pikë e rendit të ditës në këtë takim është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. /Lajmi.net/