Mblidhen sot dy komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe Komisioni për Integrime Evropiane. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot në ora 11:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe “Shqyrtimin në parim të Projektligjit nr. 08/L- 031 për ndryshimin dhe…

Lajme

02/10/2024 08:08

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot në ora 11:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe “Shqyrtimin në parim të Projektligjit nr. 08/L- 031 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim”, si dhe “Shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023.

Mbledhje sot gjithashtu në ora 14:00 ka edhe Komisioni për Integrime Evropiane,  i cili në rend të ditës ka takimin e këtij komisionit me Ambasadorin Aivo Orav, Shefi i Zyrës së BE-së/përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovë.