Mblidhen rreth 15 mijë euro për Fitore Ibishin nga Podujeva (VIDEO)
Vetëm mbrëmë pas iftarit janë mbledhur rreth 15 mijë euro për Fitore Ibishin nga Podujeva.
Lajme
Të hënën ose të marten Ibishi do të niset për diagnostifikim për në Gjermani.
Vajza 24 vjeçare me të cilën tani komunikohet vetëm duke i shkruar në letër, ka filluar nga tetori i vitit të kaluar të ketë simptoma të një sëmundje shumë të rrallë edhe në botë.
Në klinikën e Neurologjisë në QKUK, ajo është hospitalizuar një muaj më vonë.
Sipas etapave të zhvillimit të sëmundjes, mjekët dyshojnë se Fitorja vuan nga sindroma Susak, sëmundje kjo e re edhe në literaturën shkencore, e përshkruar për herë të parë në vitin 1990.
Klan Kosova dy ditë më parë ka përgatitur një storje për Fitore Ibishin, e cila është shikuar qindra mijëra herë dhe si shkak i kësaj kanë ardhur ndihma nga të gjitha anët për vajzën me sëmundjen e rrallë.
Më poshtë i gjeni të dhënat ku mund të ndani mjete për të ndihmuar shërimin e Fitore Ibishit.
Nr. I xhirollogarisë:
Raiffeisen Bank
XK051501040002728249
Pronare e llogarisë: Elfije Ibishi(motra e Fitores)
Swift code: RBKOXKPR
Numri kontaktues: +37744741847