Mbledhja e KQZ-së, anëtari i PDK-së do të kërkoj rinumërim tërësor të votave
Sot, në ora 13:30 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka njoftuar se do të propozoj në mbledhje që të vendoset për të rinumëruar të gjitha votat, pasi sipas tij është e vetmja mënyrë për të ruajtur dhe nxjerrë të vërtetën mbi integritetin e votës së secilit qytetar.…
Sot, në ora 13:30 do të mbahet mbledhja e KQZ-së.
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka njoftuar se do të propozoj në mbledhje që të vendoset për të rinumëruar të gjitha votat, pasi sipas tij është e vetmja mënyrë për të ruajtur dhe nxjerrë të vërtetën mbi integritetin e votës së secilit qytetar.
“Ne do ta nxjerrim mbi tavolinë votën e çdo qytetari dhe pa asnjë dyshim do të shkojë aty ku ata kanë votuar. Transparenca është garancia më e fortë e demokracisë dhe e vërteta nuk mundë të humbet kur çdo gjë është e hapur. Transparencë. Integritet. Demokraci.”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: