Mbledhja e Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai ishte planifikuar të mbahet në orën 09:00. Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim Ramadani. “Do të iu njoftojmë se në orën 12:00 do të mblidhemi sërish sot, pra një orë para seancës…
Lajme
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00.
Ai ishte planifikuar të mbahet në orën 09:00.
Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim Ramadani.
“Do të iu njoftojmë se në orën 12:00 do të mblidhemi sërish sot, pra një orë para seancës dhe do të vazhdojmë e pikat e rendit të ditës, kemi edhe zgjedhjen e ekspertëve të jashtëm”, tha Ramadani.
Ai nuk dha arsye për shtyrjen e mbledhjes.
Në rend dite për këtë mbledhje është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.