Mbipesha shkakton depresion tek fëmijët
Sipas studiuesve, fëmijët të cilët janë me mbipeshë kanë treguar rrezik më të lartë për të qenë në depresion.
Lifestyle
Ata janë më pak të pëlqyer nga miqët dhe shpesh ngacmohen nga shokët e klasës e kjo mund të ndikojë shumë në shëndetin e tyre mendor, pohojnë studiuesit, transmeton lajmi.net
Fëmijët me mbipeshë qëndrojnë më larg shoqërisë për t’iu shmangur ngacmimeve dhe nuk luajn me shokët, gjë që i bën të jenë të vetmuar dhe pasiv, e kjo ndikon në shtimin e mëtutjeshëm të peshës.
Derisa situata që krijohet nga mbipesha dërgon në depresion duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe depresioni e stresi ndikojnë në shtimin e peshës.
Pra, është e rrugës që mbipesha të trajtohet menjëherë duke u këshilluar me mjekët dhe specialistët e dietave për të gjetur një zgjidhje për fëmijët tuaj./lajmi.net