Mbi një vit e gjysmë i zhdukur, ende nuk dihet fati i Zylfi Tejecit

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur nuk dihet asgjë për veteranin e UÇK-së nga Hasi, Zylfi Tejecii, i cili qe zhdukur më 23 janar të viti të kaluar. Para gjysmë viti, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte thënë për Klanin se rasti po vazhdon të hetohet nga policia. Bytyqi kishte…

Lajme

24/07/2026 23:06

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur nuk dihet asgjë për veteranin e UÇK-së nga Hasi, Zylfi Tejecii, i cili qe zhdukur më 23 janar të viti të kaluar.

Para gjysmë viti, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte thënë për Klanin se rasti po vazhdon të hetohet nga policia.

Bytyqi kishte shtuar se në vazhdimësi janë ndërmarrë veprime hetimore për gjetjen veteranit të UÇK-së.

Së fundmi, djali i tij, Ardian Tejeci, doli me një postim ku shprehu dhimbjen nga mungesa e përgjigjes për fatin e babait i cili, sipas tij, është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.