Mbi një muaj, krevati dhe “sholet” qëndrojnë në të njëjtin vend (Foto)

Një krevat, guaca të banjës e disa gjëra tjera po qëndrojnë  qe  një muaj e gjysmë në afërsi të shtëpive të banorëve të lagjes së Muhaxherëve.

Lajme

21/09/2017 10:04

Pamjet janë në mes të rrugës “Isa Kastrati” dhe “Imer Rusinovci”, afër Parkut të qytetit.

Siç shihet edhe në fotografi ndryshe nga hera e kaluar vendit iu është shtuar edhe një krevat tjetër dhe ka marrë pamjen e një salloni të kthyer përmbys.

Kompania Regjionale “Pastrim” bënë vetëm zbrazjen e kontejnerëve, ndërsa Komuna e Prishtinës e ka të angazhuar një kompani privatë që kohë pas kohe merr aksion për heqjen e mbeturinave të ngurta, shkruan lajmi.net.

Për këtë pamje lajmi.net ka raportuar edhe para 20 ditëve. Për më shumë shihe linkun (Këtu) . /Lajmi.net/

1 2 3