Mbi gjysma e votave me kusht të numëruara, VV mban epërsinë

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor po shkon drejt përmbylljes. Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke numëruar votat me kusht, ndërsa votat me postë dhe ato nga përfaqësitë diplomatike tashmë janë përfunduar. Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, nga 50.88 për qind e votave me kusht të…

Lajme

06/01/2026 12:03

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor po shkon drejt përmbylljes. Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke numëruar votat me kusht, ndërsa votat me postë dhe ato nga përfaqësitë diplomatike tashmë janë përfunduar.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, nga 50.88 për qind e votave me kusht të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.48 për qind, apo 2,064 vota.

Në vendin e dytë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 19.40 për qind, përkatësisht 809 vota.

Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.12 për qind, ose 464 vota, ndërsa e katërta radhitet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.58 për qind, apo 316 vota.

Ndërkohë, ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave nga personat me nevoja të veçanta, të cilat mbeten pa u përfshirë në rezultatet aktuale. /Lajmi.net/