Mbi 8 toka të deklaruara e truall mbi 54 mijë euro të trashëguar sivjet- Shemsi Syla me pension e me pagë të ministrisë së Mbrojtjes
Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes Shemsi Syla shpesh herë është bërë emër i përmendur nëpër media. Në disa raste për “përplasjet” që kishte brenda ministrisë, e në disa të tjera për deklarimet në lidhje me ushtrinë e armatimin. Por këtë herë Syla ishte pjesë e deklarimit të pasurisë në kuadër të Agjencisë për Parandalimin e…

Lajme
Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes Shemsi Syla shpesh herë është bërë emër i përmendur nëpër media.
Në disa raste për “përplasjet” që kishte brenda ministrisë, e në disa të tjera për deklarimet në lidhje me ushtrinë e armatimin.
Por këtë herë Syla ishte pjesë e deklarimit të pasurisë në kuadër të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në deklarimin e bërë të pasurisë, Shemsi Syla si pasuri të paluajtshme ka deklaruar disa toka, banesë, e në vitin 2025 edhe një truall dhe shtëpi në vlerë 54 mijë e 720 euro.
Përpos kësaj, Syla deklaroi edhe një veturë të bashkëshortes që thotë se e ka të fituar nga një lojë shpërblyese në një prej marketeve të vendit.
E në të ardhurat vjetore personale dhe familjare, Syla deklaroi se merr edhe pension – por edhe pagë nga ministria.
Syla deklaroi pensionin bazë kontributdhënës, pagën përmes ministrisë si dhe pensionin e FSK-së.
Kurse bashkëshortja e tij deklaroi pagën në shumë vjetore 573.56 euro./Lajmi.net/