Mbi 6 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë – frikë nga përhapja e variantit të ri

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 318 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 214 pacientë.

Lajme

04/02/2021 23:19

Brenda këtij 24 orëshi gjithashtu janë regjistruar edhe 5 vdekje të reja, duke e dërguar numrin e të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë në 1514, shkruan lajmi.net.

Totali i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659.

Gjendja në klinikat e QKUK-së është stabile dhe njëlloj edhe në Spitalet Rajonale.

Në Kosovë janë regjistruar edhe rastet e para të variantit të ri të COVID-19 dhe kjo po shihet sfidë nga institucionet përgjegjëse.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht po apelon qytetarët që t’i respektojnë masat në fuqi anti-Covid pasi ekziston rreziku i shpërndarjes së madhe të variantit të ri të koronavirusit. /Lajmi.net/