Mbi 48 orë pa rrymë pas stuhisë, banorët e Kovragës në Istog kërkojnë ndërhyrje urgjente

Moti i lig në dy ditët e fundit ka lënë pa rrymë plot qytete e fshatra në vendin tonë. Një qytetar nga fshati Kovragë i Istogut ka kontaktuar emisionin “Fol me Arin” sot në Klan Kosova, duke bërë të ditur se kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 48 orë. Sipas tij, përveç…

Lajme

22/07/2026 15:09

Moti i lig në dy ditët e fundit ka lënë pa rrymë plot qytete e fshatra në vendin tonë.

Një qytetar nga fshati Kovragë i Istogut ka kontaktuar emisionin “Fol me Arin” sot në Klan Kosova, duke bërë të ditur se kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 48 orë.

Sipas tij, përveç dëmeve të konsiderueshme që kanë pësuar nga breshri dhe stuhia, mungesa e rrymës po ua vështirëson edhe më shumë jetën e përditshme.

Ai ka bërë apel që të ndërhyjnë institucionet sa më shpejt për rikthimin e furnizimit me energji, në mënyrë që banorët të mos vazhdojnë të përballen me këtë situatë.