Mbi 4 milionë euro pasuri të paluajtshme 900 mijë € kursime veç në një bankë, shtëpi, lokale e vetura luksoze – deklarimi i doktorit Limani
Deklarimi i pasurisë i cili është realizuar gjatë muajit mars të këtij viti, është publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Këtë proces të deklarimit të pasurisë janë detyruar ta bëjnë zyrtarë shtetëror, mjekët e profesorët, shkruan lajmi.net. Ndonëse shumë të pasur dolën të jenë krerët e partive politike që njëherit janë edhe deputetë të…

Lajme
Deklarimi i pasurisë i cili është realizuar gjatë muajit mars të këtij viti, është publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Këtë proces të deklarimit të pasurisë janë detyruar ta bëjnë zyrtarë shtetëror, mjekët e profesorët, shkruan lajmi.net.
Ndonëse shumë të pasur dolën të jenë krerët e partive politike që njëherit janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, mbrapa tyre nuk mbet edhe njëri nga mjekët e QKUK-së.
Otorinolaringologu, Zgjim Limani në deklarimin e tij të pasurisë ka deklaruar pasuri marramendëse.
Zgjim Limani i cili punon në QKUK, Universitet të Prishtinës dhe në një klinikë private zotëron edhe shumë objekte afariste.
Troje, disa shtëpi, garazhda e objekte afarasti ka deklaruar plot 12 sosh doktori Limani, e që 10 prej tyre janë në pronësi vetëm të tij ndërsa dy të tjera bashkë me bashkëshorten e që kapin vlerën e 4 milionë e 307 mijë eurove.
Përveç shifrës marramendëse në pasuri të paluajtshme, doktori në fjalë posedon edhe një veturë Porsche në vlerë prej 170 mijë eurove, një veturë BMW në vlerë prej 50 mijë eurove, një orë Rolex në pronësi të tij në vlerë prej 24 mijë eurove dhe një në pronësi të bashkëshortes në vlerë prej 15 mijë eurove. Ai posedon edhe një orë të markës Aventi në vlerë 15 mijë euro si dhe një veturë të tipit Land Rover në vlerë prej plot 265 miijë eurove. E gjithë pasuria e luajtshme e tij kap vlerën e 544 mijë eurove.
Përveç këtyre pasurive, ai ka aksione edhe në tri biznese. Ai i posedon 50% të aksioneve në “Oceanija Beach”, 100% të tyre tek “Casa Limani d.o.o” si dhe 50% të aksioneve tek “Azul Estate d.o.o”.
Përveç pasurive të lartpërmendura, një ndër doktorët më të njohur në Kosovë në fushën e Otorinolaringologjisë, Zgjim Limani ka plot 940 mijë e 678 euro në xhirollogaritë e tij në disa banka në Kosovë, ndërsa gruaja e tij në një bankë në Gjermani ka të kursyera plot 75 mijë e 166 euro.
Ndonëse para e prona të shumta, mjeku Zgjim Limani i detyrohet bankave me kredi mbi 2 milionë euro.
Ndonëse Kosova njihet si vend i varfër dhe i vështirë për të krijuar pasuri të mëdha, bazuar në deklarimin e pasurisë së vitit 2025 del se mjekët mbeten profesione shumë mirë të paguara.
Mjeku Zgjim Limani ka deklaruar se në njërin nga spitalet private në vend ai merr pagë vjetore plot 701 mijë e 596 euro, ndërkaq nga QKUK ai merr në vit 14 mijë e 591 euro, nga puna e tij si asistent në Universitetin e Prishtinës ai paguhet në vit me 9 mijë e 100 euro.
Vlera marramendëse e pasurisë që doktori Zgjim Limani ka, e bënë atë të jetë në listën e njerëzve shumë të pasur në vend. /Lajmi.net/