Mbi 3000 iranianë kanë vdekur që nga shpërthimi i luftës

Sipas raportimeve të mediave iraniane, të cilat i referohen kreut të Organizatës së Mjekësisë Ligjore, Abbas Masjedi Arani, numri i viktimave në Iran ka kaluar shifrën e 3,000 që nga shpërthimi i luftës më 28 shkurt. Ndërkohë, organizata me bazë në SHBA, HRANA, ka publikuar të dhëna deri më 7 prill, duke theksuar se 1,701…

Bota

09/04/2026 16:15

Sipas raportimeve të mediave iraniane, të cilat i referohen kreut të Organizatës së Mjekësisë Ligjore, Abbas Masjedi Arani, numri i viktimave në Iran ka kaluar shifrën e 3,000 që nga shpërthimi i luftës më 28 shkurt.

Ndërkohë, organizata me bazë në SHBA, HRANA, ka publikuar të dhëna deri më 7 prill, duke theksuar se 1,701 civilë kanë humbur jetën, mes tyre të paktën 254 fëmijë, transmeton lajmi.net.

Përveç civilëve, raporti përmend edhe 1,221 viktima nga radhët ushtarake, si dhe 714 raste të tjera vdekjesh që ende nuk janë klasifikuar.

Verifikimi i informacionit nga terreni mbetet sfidues, pasi qasja në internet në Iran është kufizuar ndjeshëm.

Sipas platformës së monitorimit NetBlocks, ndërprerja e zgjatur e internetit ka arritur në ditën e 41-të, duke vështirësuar raportimin e pavarur dhe transparencën mbi situatën reale në vend./lajmi.net/