Mbi 300 shërbime për 24 orë në Qendrën Emergjente të QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Emergjente po vazhdon të ketë fluks të pacientëve. Sipas njoftimit për media, gjatë 24 orëve të fundit, ekipet mjekësore kanë ofruar gjithsej 331 shërbime emergjente për qytetarët. Gjatë kësaj periudhe, rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse: 79 pacientë në Reanimim; 111 pacientë në Emergjencën Internistike;…
Lajme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Emergjente po vazhdon të ketë fluks të pacientëve.
Sipas njoftimit për media, gjatë 24 orëve të fundit, ekipet mjekësore kanë ofruar gjithsej 331 shërbime emergjente për qytetarët.
Gjatë kësaj periudhe, rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse: 79 pacientë në Reanimim; 111 pacientë në Emergjencën Internistike; 56 pacientë në Emergjencën Kirurgjike, dhe 62 pacientë në Emergjencën Ortopedike.
Ndërkaq, në Sallën e Vogël janë trajtuar 23 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjithashtu, bazuar në të dhënat e QKUKsë, në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe tre persona të përfshirë në përleshje fizike si dhe 25 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Në 24 orët e fundit janë realizuar po ashtu 36 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.