Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga viti 2000, drejtori i Policisë paralajmëron masa të forta
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka përgëzuar drejtorin rajonal të Prishtinës, Basri Shabani, për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2025. Ai theksoi se suksesi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me drejtorët rajonalë dhe komandantët e stacioneve policore, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe menaxhimin profesional të situatave të…
Lajme
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka përgëzuar drejtorin rajonal të Prishtinës, Basri Shabani, për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2025.
Ai theksoi se suksesi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me drejtorët rajonalë dhe komandantët e stacioneve policore, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe menaxhimin profesional të situatave të sigurisë.
Sipas Hoxhës, nga raporti i prezantuar është vërejtur rënie e rasteve serioze penale. Ulje kanë shënuar vrasjet, grabitjet, vjedhjet si dhe dhuna në familje, çka sipas tij tregon një trend pozitiv dhe përmirësim të përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në vend.
Megjithatë, ai ngriti shqetësimin për rritjen e rasteve me fatalitet në trafikun rrugor gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të prezantuara, mbi 100 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vetëm gjatë vitit 2025.
Hoxha bëri të ditur se që nga viti 2000, në aksidente trafiku në Kosovë kanë humbur jetën 3 111 persona, një shifër që ai e cilësoi shumë të lartë dhe alarmante.
Ai theksoi se siguria në trafik do të jetë një nga prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2026, me masa të shtuara parandaluese dhe kontrolle më të shpeshta në rrugë.