Mbi 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi
Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi sportdashësit fitoren e konsiderojnë një detyrim më shumë se sa në ndeshjet e tjera të kuqezinjve përballë këtij kundërshtari, si rrjedhojë janë të shumtë ata që do të duan të jenë dëshmitarë të…

Sport
Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi sportdashësit fitoren e konsiderojnë një detyrim më shumë se sa në ndeshjet e tjera të kuqezinjve përballë këtij kundërshtari, si rrjedhojë janë të shumtë ata që do të duan të jenë dëshmitarë të saj në Arenën Kombëtare më 7 qershor.
Në një intervistë për Top Channel, sekretari i përgjithshëm I FSHF-s, Ilir Shulku tregon se çfarë ndodh me procesin e biletave që ndryshe nga takimet e tjera për këtë ndeshje janë me prenotim dhe më pas me një short kompjuterik të rastësishëm.
“Ka mbetur edhe një ditë nga prenotimi i biletave që është data 30 maj pasi procesi i prenotimit ka filluar më 15 maj dhe ndryshe nga ndeshjet e tjera këtë herë ka patur një kërkesë mbi 200 mijë bileta ndërkohë që kapaciteti I stadiumit është 22 mijë vende. Për të hyrë në stadium do të duhet që sportdashësit të kenë me vete edhe një kartë ID që korrespondon me emrin në biletë për ndryshe nuk do të futen dot”, tha Ilir Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF-s.