Mbi 2 milionë euro investim në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti, punimet pranë përfundimit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka vizituar nga afër punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me vlerë mbi 2 milionë euro. Projekti përfshin rreth 11 kilometra rrugë, me gjerësi prej 5 metrash. Punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe aktualisht po vazhdon asfaltimi i pjesës së mbetur të…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka vizituar nga afër punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me vlerë mbi 2 milionë euro.
Projekti përfshin rreth 11 kilometra rrugë, me gjerësi prej 5 metrash. Punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe aktualisht po vazhdon asfaltimi i pjesës së mbetur të rrugës, duke e afruar projektin drejt përfundimit të plotë.
Përveç përmirësimit të lidhjes dhe qarkullimit për banorët e kësaj zone, rruga pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor dhe bizneseve lokale, duke lehtësuar qasjen drejt bukurive natyrore të Kërbliqit, përfshirë edhe dy ujëvarat e fshatit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon investimet në zonat malore, me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lidhjen më të mirë të vendbanimeve dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe turistik.