Mbi 186 mijë euro shpenzime brenda tre muajve nga LDK, në kohë fushate thanë se shpenzuan vetëm 158 euro për marketing
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzime në tremujorin e fundit të të gjitha partive politike në Kosovë. Bazuar në këto të dhëna, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar plot 186 mijë e 533 euro vetëm gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator. Nga kjo shumë parash, LDK ka shpenzuar më shumë se gjysmën në paga,…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzime në tremujorin e fundit të të gjitha partive politike në Kosovë.
Bazuar në këto të dhëna, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar plot 186 mijë e 533 euro vetëm gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.
Nga kjo shumë parash, LDK ka shpenzuar më shumë se gjysmën në paga, apo plotë 91 mijë e 847 euro.
35 mijë e 833 euro LDK i ka shpenzuar për blerje të mallrave dhe të shërbime, ndërkaq nga to 28 mijë janë shpenzuar për furnizim për zyre.
25 mijë e 908 euro, i ka shpenzuar LDK për marketing, ndërkaq sipas LDK shpenzimet më të larta për marketing kanë qenë në muajin korrik me 25 mijë e 500 euro.
LDK përveç shpenzime, ka pranuar edhe donacione. Gjatë këtyre tre muajve, LDK ka pranuar donacion në vlerë prej 2 mijë e 250 euro. /Lajmi.net/