Mbi 1800 gjoba trafiku dhe 22 të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë të ditura statistikat lidhur me aksidentet në trafik, gjobat dhe personat e arrestuar gjatë ditës së fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë evidentuar 17 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë të ditura statistikat lidhur me aksidentet në trafik, gjobat dhe personat e arrestuar gjatë ditës së fundit.
Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë evidentuar 17 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Policia ka vazhduar kontrollet dhe zbatimin e rregullave në komunikacion, ku vetëm brenda një dite janë shqiptuar 1887 gjoba trafiku.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 22 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/
