Mbi 1 miliardë euro i dërguan mërgimtarët në Kosovë vetëm në shtator

Një miliard e 12 milionë euro është vlera e remitencave deri në muajin shtator, gjë që paraqet rritje prej 11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se…

Lajme

26/10/2023 11:37

Një miliard e 12 milionë euro është vlera e remitencave deri në muajin shtator, gjë që paraqet rritje prej 11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 116.9 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 57.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%.

BQK-ja tregon se 70% e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1%, ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 298.1 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove. /lajmi.net/